Mos u zemëro, njeri!

Në lojë marrin pjesë 16 lojtarë, të ndarë në katër ekipe me nga katër lojtarë, të cilët do të jenë pionët/figurat e lojës dhe një moderator, i cili do ta udhëheqë lojën duke bërë pyetje dhe duke lexuar eko-faktet.Ekipet janë të kombinuara dhe përbëhen nga dy lojtarë të moshës më të re dhe dy lojtarë […]

Në lojë marrin pjesë 16 lojtarë, të ndarë në katër ekipe me nga katër lojtarë, të cilët do të jenë pionët/fi
gurat e lojës dhe një moderator, i cili do ta udhëheqë lojën duke bërë pyetje dhe duke lexuar eko-faktet.
Ekipet janë të kombinuara dhe përbëhen nga dy lojtarë të moshës më të re dhe dy lojtarë të një moshe
më të madhe. Ekipet janë në katër ngjyra të ndryshme: të verdhë, të kuq, të kaltër dhe gjelbër. Në fi llim
të lojës, të gjitha ekipet janë në shtëpizat e shënuara me ngjyrën e ekipit të cilit i përkasin. Çdo ekip
(nëse dëshiron) zgjedh një kapiten ekipi, i cili do të bashkërendit grupin.
Kapiteni i secilit ekip, në fi llim të lojës, i hedh zaret. Secili ekip ka të drejtën e tre përpjekjeve, ndërsa
ekipi që hedh gjashtë vendos dy lojtarë në të njëjtën kohë në fushën e startit. Më pas hedh sërish zarin
dhe me hedhjen e dytë njëri nga lojtarët e nis lojën nga fusha e startit, duke ndaluar në fushë me numrin
që i ka rënë. Lojtari tjetër i ekipit fi llon të lëvizë me hedhjen e zareve për here të tretë ose hedhjeve të
radhës (siç vendos ekipi). Të gjitha ekipet e fi llojnë lojën në këtë mënyrë dhe secili ekip në fi llim fi llon
me dy lojtarë në lojë. Për atë se cili lojtar do të lëvizë e cili do të ndalojë për të pritur radhën e tij/saj,
vendoset përmes koordinimit dhe negociatave të ndërsjella.
Pas hedhjes së tretë të zareve, pasi dy lojtarët janë tashmë në lojë, ekipet kanë mundësi të fusin në lojë
një lojtar tjetër, të tretë (në fushën e startit), ndërsa me hedhjen e katërt të zareve, mund të hyjë edhe
lojtari i katërt i ekipit përkatës. Në këtë mënyrë, të katër lojtarët e të gjitha ekipeve do të ishin në lojë
dhe do të lëviznin nëpër fusha pas hedhjes së katërt të zareve.
Secila nga fushat shënohet me: eko-fakt, pyetje dhe përgjigje, e saktë/pasaktë dhe fushë imituese. Loja
drejtohet nga moderatori, i cili ka pyetjet dhe përgjigjet për çdo fushë dhe kujdeset për mbarëvajtjen
normale të lojës. Nëse duke shkelur në një fushë të caktuar lojtari bien ë fushën eko-fakt, atëherë
moderatori i lojës lexon eko-faktin,

OTHER Publications Publications for children

Промоција на „Прирачник за еколошко образование и климатска писменост“

Europe House во Скопје беше домаќин  на промоцијата на прирачникот  „Прирачник за еколошко образование и климатска писменост“  чии автори имаа чест да го претстават прирачникот пред бројната публика За време на промоцијата авторите на прирачникот Билјана Арсовска, Кирил Арсовски – Пржо и Никола Нешкоски зборуваа од каде ја добиле идеата да го направат овој прирачник, неговата […]

Read more

ГЕА ИНТЕРАКТИВЕН ИЗВЕШТАЈ

Ова првиот билтен од ГЕА проектот посветен на овозможување едукација за животната средина за возрасни и нивно вклучување во истражувања на граѓанска наука и еколошки акции.

Read more

Интеракција и комуникација преку дигиталните технологии

Овој памфлет е изработен од Еко Логик како дел од проектот „Зајакнување на отпорноста на стари лица и лица со попреченост за време на Ковид-19 и други катастрофи“Со овој памфлет сакаме да ви помогменепри учење на дигиталните алатки кои помагаат да бидеме полесно поврзани со настаните во светот

Read more

Пребарување и филтрирање информации и дигитални содржини

Овој памфлет е изработен од Еко Логик како дел од проектот „Зајакнување на отпорноста на стари лица и лица со попреченост за време на Ковид-19 и други катастрофи“Со овој памфлет сакаме да Ви помогнеме при учење на дигиталните алатки, кои помагаат да бидеме полесно поврзани со настаните во Светот. 

Read more